Ballina Flash

”Volvo” 100% elektrike deri në 2030

PARIS, 2 mars /ATSH-AFP/ – ”Volvo” do të prodhojë vetëm makina elektrike deri në 2030, të shitura vetëm në internet, njoftoi sot prodhuesi suedez, drejtuesi i të cilit konfirmoi se objektivi do të arrihet brenda katër viteve.

“Të gjitha automjetet tona elektrike do të shiten vetëm në internet”, theksoi Hakan Samuelsson, drejtuesi i ”Volvo Cars”, në një konferencë shtypi.

Që prej vitit 2025, gjysma e automjeteve tona do të jenë elektrike dhe gjysma e shitjeve do të bëhet në online.

“Volvo’, filial i grupit kinez ‘Geely’, do të përshpejtojë elektrifikimin e modeleve të saj dhe planifikon të tërheqë nga katalogu të gjitha modelet e saj me djegie, duke përfshirë hibridet”, theksoi prodhuesi i nivelit të lartë në një njoftim për shtyp.

”Volvo” pritet të paraqesë modelin e tij të dytë 100% elektrik, SUV-C40 dhe  po përgatit një model të vogël elektrik të dizenjuar për rrugët europiane./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJENEVË – OBSH: Pak gjasa që fundi i pandemisë të jetë këtë vit, sfidë shpërndarja e vaksinave
Artikulli tjetër5 shkolla të reja në “Don Bosko”, Veliaj inspekton punimet te “Qazim Turdiu”: Po i ndërtojmë me të njëjtën cilësi si te Liceu Artistik