Bardhi: Bashkimi i opozitës sjell ndryshim

TIRANË, 1 mars /ATSH/ Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se, bashkimi i opozitës sjell ndryshim.

“Edi Ramën e ka kapur paniku, sepse ka kuptuar që sot ka nisur fundi i tij. Rama e kupton që më 25 prill do të shkojë në shtëpi”, tha Bardhi.

“Ne u bashkuam që të sigurojmë ndryshimin në Shqipëri dhe atë ndryshim do ta sjellim ne: shpresa të reja për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat, ku Rama ka dështuar për 8 vjet me radhë: ekonomi, shëndetësi, arsim, emigrim, infrastrukturë”, theksoi Bardhi në një reagim.

“Kohës tënde i ka ardhur fundi, Rama. Ka ardhur çasti të ndryshojmë”, tha Bardhi.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.