Ballina Flash

Twitter drejt shërbimit të ri ”Super Follows”

FLORIDA, 27 shkurt /ATSH-ANSA/- Kompania Twitter punon në një shërbim pajtimi ku përdoruesit do të paguanin për përmbajtje speciale të postuar nga llogari të profilit të lartë.

Platforma njoftoi shërbimin e ri të mundshëm ”Super Follows” gjatë takimit të saj vjetor të investitorëve, në të cilin shpjegoi se po synon 315 milion përdorues deri në 2023.

Twitter aktualisht fiton nga reklamat dhe postimet e promovuara dhe me ”Super Follows” mund të shtojë më shumë të ardhura në modelin YouTube.

“Eksplorimi i mundësive të financimit të audiencës do të lejojë krijuesit dhe botuesit të mbështeten drejtpërdrejt nga audienca e tyre”, tha një zëdhënës i Twitter. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrani e madhe mjegulle në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok/ ARRSH: Ulni shpejtësinë
Artikulli tjetërKëshillat për gratë shtatzëna gjatë pandemisë/ Dr. Manaj për ATSH-në: Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, mjedis të posaçëm për mundësimin e lindjes