Ballina Bota

FRANCË – Tampon molekular negativ edhe për transkufitarët

PARIS, 25 shkurt /ATSH-ANSA/ – Franca do të kërkojnë certifikatën e një tamponi molekular negativ, të realizuar të paktën përgjatë 72 orëve, duke nisur nga e hëna, për të gjithë personat që lëvizin mes Gjermanisë dhe rajonit të Moselles, një prej më të prekurve në Francë nga pandemia e COVID-19. 

Një tampon molekular negativ është kërkuar tashmë për  çdo person që hyn në Francë nga vendet e BE-së dhe jo për një punonjës transkufitar.

“Përjashtimi nga detyrimi për të paraqitur një tampon molekulare të kryer jo më shumë se 72 orë para hyrjes në territorin kombëtar do të kufizohet vetëm për aktivitetet profesionale”, njoftuan sot ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran dhe nënsekretari për Çështjet Europiane, Clement Beaune, në një deklaratë të përbashkët.

Udhëtarët ndërkufitarë që lëvizin për arsye të tjera, jo profesionale, do të duhet të paraqesin certifikatën e tamponit negativ”, shtojnë ata./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Pesë vende të BE-së bëjnë thirrje për rritjen e prodhimit të vaksinave
Artikulli tjetërShqipëria U-19 / Spahija dhe Shahaj: Duhet të punojmë fort për të shkuar larg