BERLIN – Gjermanët optimistë për rritjen e konsumit pas pandemisë

BERLIN, 25 shkurt /ATSH-DPA/ – Besimi i konsumatorit gjerman pritet të përmirësohet në mars, treguan rezultatet e studimit të grupit të studimit GfK.

Indeksi i besimit të konsumatorit u rrit më shumë nga sa pritej.

“Konsumatorët janë duke u rikuperuar disi nga tronditja që i goditi pas bllokimit të detyruar në mes të dhjetorit”, tha Rolf Buerkl, ekspert i konsumatorit në GfK.

“Rënia e fundit në numrin e infeksioneve dhe fushatat e vaksinimit të nisura po ushqejnë shpresën se masat së shpejti do të lehtësohen”, shtoi Buerkl.

Pritjet ekonomike, të ardhurat dhe si edhe prirja për të blerë treguan rritje në shkurt./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.