LOS ANXHELES, 24 shkurt /ATSH-DPA/ – Ylli i golfit, Tiger Woods u shtrua në spital me dëmtime të rënda në këmbë pas një aksidenti me makinë në Kaliforninë e Jugut, deklaruan autoritetet e kontesë së Los Anxhelesit.
”Woods, 45 vjeç, u përfshi në një përplasje me një trafikndarëse pranë qytetit të Los Anxhelesit”, deklaroi departamenti i sherifit lokal, duke shtuar se automjeti “pësoi dëme serioze”.
Woods ishte personi i vetëm në automjet dhe i vetëdijshëm në momentin e aksidentit.
Ai ishte në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme dhe u dërgua në spital./ /os/






















