ACEA: Tregu i automjeteve komerciale në BE tkurret ndjeshëm

BRUKSEL, 24 shkurt /ATSH-AA/ – Tregu i Bashkimit Europian për automjetet komerciale vazhdoi të tkurret në muajin e parë të vitit 2021, me rënie të regjistrimeve të reja prej 7.2 %, deklaroi Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

”Numri i regjistrimeve të automjeteve komerciale ishte 141.462 njësi muajin e kaluar”, njoftoi ACEA.

“Kërkesa u tkurr në të gjitha segmentet, megjithëse rënia e shitjeve të furgonëve të rinj kishte ndikimin më të madh, pasi ky segment përbënte më shumë se 80 % të regjistrimeve totale të automjeteve komerciale të BE-së”, theksoi ACEA.

Me përjashtim të Francës (+5.7 %), të gjithë tregjet kryesore të BE-së si Spanja (- 29.3 %), Gjermania (-17.1%) dhe Italia (- 6.7 %) regjistruan rënie muajin e kaluar.

Gjatë muajit të parë të vitit 2021, segmenti i automjeteve të lehta tregtare u tkurr me 7.1%, me 116.177 automjete të reja të regjistruara në të gjithë BE-në.

Kërkesa e BE-së për kamionë të rinj të mesëm dhe të rëndë shënoi rënie me 5.8 % në 22 795 njësi.

Përveç autobusëve të mesëm dhe të rëndë, kërkesa për kamionë të rinj në të gjithë BE-në shënoi rënie deri në 24.1% në periudhën e njëjtë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.