Ballina Bota

ZELANDË E RE – Hiqen kufizimet e mbetura antiCOVID-19

WELLINGTON, 22 shkurt /ATSH-DPA/ – Kufizimet e vendosura si pasojë e koronavirusit në qytetin më të madh të Zelandës së Re do të hiqen sot.

Kryeministrja, Jacinda Ardern tha se duke nisur nga mesnata në orën 12:00, kufizimet e mbetura në Auckland do të lehtësoheshin dhe se kufizimet që kanë të bëjnë me grumbullimet do të hiqen.

Tre raste të koronavirusit në komunitet u zbuluan në mes të shkurtit, duke e detyruar Auckland në një bllokim tre-ditor ndërsa zyrtarët shëndetësorë përcaktuan burimin e infeksionit.

“Maskat do të jenë të të detyrueshme në të gjithë transportin publik në të gjithë vendin”, theksoi Ardern.

Para njoftimit, maskat kërkoheshin vetëm në transportin publik brenda Auckland ose në fluturimet e brendshme./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Hienat nuk do ta çorodisin dot popullin”/ Rama publikon faktet: Spaho gënjen se çifti Dhespollari në Kolonjë jeton në rrënojat e tërmetit
Artikulli tjetër“E turpshme zallamahia e krijuar për vaksinimin e personaliteteve mbi 80 vjeç”/ Rama: Shumë shpejt më shumë doza vaksinash