Xhaçka mesazh ngushëllimi për vrasjen e ambasadorit italian

TIRANË, 22 shkurt /ATSH – I. Vata/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllim për familjen e ambasadorit të Italisë i vrarë në Kongo.

Në mesazhin e ngushëllimit, Xhaçka shpreh solidaritetin e thellë për kolegët në Itali për vrasjen e ambasadorit italian në Republikën Demokratike të Kongos.

“Zemrat tona shkojnë drejt familjes së tij dhe familjeve të dy viktimave të tjera të sulmit. Ngushëllimet dhe solidaritetin tim të thellë me kolegët tanë në Itali me kolegët e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë”, shprehet ajo.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.