Ballina Flash

Vaksina “Pfizer/BioNTech” 75% efikase te mbi 80-vjeçarët

LONDËR, 22 shkurt /ATSH-DPA/ – Një dozë e vetme e vaksinës “Pfizer/BioNTech” ul normat e pranimit në spital dhe vdekjet nga COVID-19 me më shumë se 75% te personat e moshës mbi 80 vjeç, sipas të dhënave më të fundit.

Të dhënat, të botuara sot, janë marrë nga trupi shëndetësor anglez, Shëndeti Publik Angli (PHE) dhe është analiza e parë e pavarur në Britaninë e Madhe, që tregon efikasitetin e vaksinës “Pfizer/BioNTech” jashtë provave.

Të dhënat e marra nga më shumë se 12 000 80-vjeçarë gjetën të paktën 57 % mbrojtje kundër COVID-19, 28 ditë pas vaksinimit, me një dozë të vetme të vaksinës së bërë nga “Pfizer/BioNTech”, duke u rritur në 88 % pas një doze të dytë.

PHE po monitoron gjithashtu edhe ndikimin në botën reale të vaksinës “AstraZeneca/Oxford” dhe do t’i publikojë këto gjetje në kohën e duhur, por sqaroi se të dhënat e hershme sugjerojnë se vaksina po ofron nivele të mira të mbrojtjes që me dozën e parë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBraçe-Metës: Ne votojmë me laps e letër, jo me shpatë
Artikulli tjetërMbështetja nga Skema Kombëtare/ Standarde cilësie mjalti në fermën e bletëve në Elbasan me 400 koshere