FORMULA 1- Alfa Romeo prezanton makinën e re për sezonin 2021

VARSHAVE, 22 shkurt /ATSH-DPA/- Kompania Alfa Romeo ka zbuluar makinën e saj të re C41 për sezonin e ardhshëm të Formula 1, në të cilën ata shpresojnë të bëjnë një hap drejt qendrës së rrjetit pas një fushate të ashpër në vitin 2020.

Ekipi me qendër në Zvicër zbuloi makinën e saj të re në Varshavë në një seli të PKN Orlen, një nga sponsorët kryesorë të ekipit.

Alfa Romeo është një nga ekipet e pakta të Formula 1, formacioni i shoferëve i të cilave ka mbetur i pandryshuar nga sezoni i kaluar. Veterani finlandez Kimi Raikkonen dhe italiani Antonio Giovanazzi do të jenë pilotë, ndërsa pola Robert Kubica do të shërbejë si shofer prove dhe rezervë.

Skuadra përfundoi e teta në kampionatin e konstruktorëve 2020, pasi kishte mbledhur vetëm tetë pikë sezonin e kaluar.

Ekipi pret që zhvillimi i makinave 2021 të ndalet relativisht shpejt, pasi kufiri i vendosur i buxhetit do të bëjë që ekipet të favorizojnë shpenzimet për një makinë të re për 2022, “një epokë e re” për teknikat F1. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.