KINË- Wang Li: Kërkojmë heqjen e sanksioneve për rikthimin e dialogut me SHBA

PEKIN, 22 shkurt /ATSH-ANSA/- Kina ka kërkuar heqjen e tarifave dhe sanksioneve nga SHBA kundër kompanive të saj, së bashku me braktisjen e “shtypjes irracionale të progresit teknologjik kinez, në mënyrë që të krijohen kushtet e nevojshme për bashkëpunimin Kinë-SHBA, deklaroi ministri i Jshtëm kinez Wang Li.

Wang Yi përmendi fushat ku të dy vendet mund të bashkëpunojnë, duke theksuar se ”Pekini vazhdon të mbështesë bizneset amerikane në Kinë”.

Duke folur në forumin ‘Marrja e marrëdhënieve Kinë-SHBA përsëri në rrugën e duhur’, Wang është zyrtari më i lartë kinez që flet për marrëdhëniet me Uashingtonin që nga G7 mbajtur fundjavën e kaluar. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.