Ballina Bota

BRUKSEL – BE sanksione të reja kundër Rusisë

BRUKSEL, 22 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian vendosën sanksione të reja kundër zyrtarëve gjyqësorë të angazhuar kundër opozitarit rus Alexei Navalny, theksuan disa diplomatë.

Një “marrëveshje politike” për sanksione të reja u arrit gjatë takimit dhe diplomati i BE Josep Borrell u ngarkua të dilte me një listë të emrave të zyrtarëve rusë që do të sanksionohen, por asnjë oligark nuk është përfshirë”, theksuan diplomatët.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian u mblodhën me një axhendë intensive, kryesisht për një vendim sanksionues ndaj Rusisë për shkak të arrestimit të opozitarit rus Alexei Navalny./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëshilli Kombëtar i Integrimit Europian/ Balla: Bujqësia potencial për zhvillim, siguron rreth 37.4 % të punësimit
Artikulli tjetërDispanceria e Tiranës, dje dhe sot/ Rama: Si dita me natën me ku ishim deri vetëm 7 vjet më parë, nuk duhet të ndalemi