Ballina Bota

MYNIH – Biden: Demokracia është në rrezik, duhet ta mbrojmë

MYNIH, 19 shkurt /ATSH-ANSA/ – Në shumë vende, përfshirë SHBA-në dhe Europën, përparimi i demokracisë është në rrezik, tha sot presidenti amerikan, Joe Biden, në fjalimin e tij në Konferencën e Mynihut, sipas fragmenteve të lëshuara nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne duhet ta mbrojmë atë”, paralajmëroi ai.

Për presidentin amerikan, “Përballë sfidave globale, siç është pandemia, autokracitë nuk janë përgjigjja, siç argumentojnë shumë. Demokracia duhet të mbizotërojë”, vazhdoi presidenti.

Biden theksoi, gjithashtu, se vendet duhet të tregojnë se demokracitë ende mund të përmbushin funksionin e tyre në plotësimin e nevojave të popujve të tyre./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistria e Shëndetësisë: 3848 testime, 930 të shëruar, 1071 raste të reja dhe 19 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetër“Vaksinimi me ritme shumë të mira”/ Spahiu: Në mandatin e tretë, fokusi në spitalet rajonale