Ballina Bota

ITALI – Rikthehen zonat e kuqe antiCOVID-19

ROMË, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ – Disa komuna në rajonin verior të Lombardisë do të jenë sërish nën kufizimet e zonës së kuqe nga 17 shkurti, njoftoi sot me një urdhëresë presidenti i rajonit, Attilio Fontana.

“Vendimi vjen për shkak të shfaqjes së grupeve të infektimit të lidhura me përhapjen e varianteve të virusit dhe presidenti i rajonit, pasi është këshilluar me ministrin e Shëndetësisë, ka vendosur me një urdhër që në katër komuna të zbatohen dispozitat e parashikuara në të ashtuquajturën “zonë e kuqe”, shpjegohet në urdhëresë.

Sipas kësaj urdhërese, aktivitetet shkollore dhe arsimore të të gjitha klasave të shkollave fillore dhe të mesme në këto komuna do të zhvillohen ekskluzivisht në distancë.

Ky pezullim vlen edhe për kopshtet dhe çerdhet.

Urdhëresa, që vë në fuqi zonën e kuqe nga ora 18:00 nesër, është e vlefshme deri të mërkurën më 24 shkurt./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇako: Të gjitha akset nacionale të hapura, bashkitë duhet të rrisin investimet për përballimin e emergjencave
Artikulli tjetërBasha: Pas 8 vjetësh, vendi ka ngecur vendnumëro