Ballina Flash

Dibër/ Pastrohen nga dëbora 80% e rrugëve rurale

TIRANË, 15 shkurt /ATSH – I. Vata/ Ekipet e bashkisë Dibër kanë bërë të mundur sot të hapin 80% të rrugëve rurale të bllokuara nga reshjet e borës, si dhe qendrat e njësive dhe rrugën nacionale.

Lajmin e bëri të ditur kryetari bashkisë Dibër, Dionis Imeraj i cili tha se ekipet e bashkisë janë në krye të detyrës, maksimalisht të angazhuar, për t’i shërbyer çdo dibrani anë e kënd territorit.

“Për t’u përshëndetur puna intensive dhe voluminoze që është bërë dhe po bëhet nga “armata” e bashkisë në terren, ku rrugët nacionale, qendrat e njësive, dhe rreth 80% e rrugëve të brendshme rurale janë efiçiente”, tha ai.

Po ashtu, Imeraj tha se i shtohen segmenteve rurale të hapura edhe rrugët në fshatrat: Bellovë, Rabdisht, Cerjan, Zagrad, Shimçan të Njësia Adminsitrative Tomin, Kallë, Vleshë, Shumbat, Venisht të Njësia Adminsitrative Sllovë, Kërçishti Sipërm në Njësia Administrative Maqellarë, Arapi i Poshtëm, Arapi Epër, Lishani Epër, lagjia “Murate” në Njësinë Administrative Luzni, Mustafe, Lazrej, Guri Zi në Njësia Adminsitrative Arras. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasat antikovid/ U pezullohet leja e drejtimit 42 qytetarëve, qarkullonin pa autorizim pas orës 20:00
Artikulli tjetërBRUKSEL – Stoltenberg: NATO do të largohet nga Afganistani në kohën e duhur