Ballina Flash

Bulqizë/ Bashkia hap rrugët rurale të bllokuara nga bora

TIRANË, 15 shkurt /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Bulqizës ka hapur rrugët rurale të bllokuara nga reshjet e borës në Fushë-Bulqizë, Gjoricë, Shupenzë, Zerqan, Ostren, Trebisht e Martanesh.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla i cili shprehet se reshjet e dëborës që ranë gjatë ditëve të fundit dhe temperaturat e ulëta shkaktuan një situatë të vështirë në qarkullimin në pothuajse të gjitha njësitë administrative të bashkisë Bulqizë.

“Ekipet e punës dhe borëpastrueset e bashkisë kanë bërë një punë intensive për të hapur rrugët e bllokuara në qytet, Fushë-Bulqizë, Gjoricë, Shupenzë, Zerqan, Ostren, Trebisht e Martanesh. Bashkia Bulqizë ka ndjekur dhe po ndjek nga afër situatën kudo që ka pasur bllokim të rrugëve, duke punuar pareshtur ditën dhe natën”, shprehet ai

Po ashtu, kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, u bën apel të gjithë përdoruesve të automjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë këtyre ditëve dhe të përdorin zinxhirë aty ku shfaqet rrezik rrëshqitjeje.

“Bashkia Bulqizë do të jetë në krye të detyrës 24 orë në ditë, duke iu përgjigjur çdo nevojë që mund të lind për banorët tanë”, shprehet ai. /j.p/r.e/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTaskforca antikovid/ AKU kryen 499 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërKushtet e vështira të motit/ ARRSH: Qarkullim me zinxhirë në disa akse rrugore