Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel 14 shkurt 2021

TIRANË, 14 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të mbetet në ndikim të frontit të ftohtë atmosferik.

Në orët e para të 24 orëshit do të ketë reshje bore me intensitet mesatar e të lartë në qendër e juglindje. Në mesditë dëbora do të marrë karakter lokal ndërsa në juglindje do të vijojë me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje 5-15 m/s. Përgjatë vijës bregdetare do ketë erë intensive 20/sek. Stuhi ere. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-6 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -4/-1 re borë
Kukës -9/-3 re borë
Lezhë -3/0 re borë
Dibër -10/-5 re borë
Durrës -1/2 re
Tiranë -2/0 re borë
Elbasan -4/-2 re borë
Berat -5/0 re borë
Vlorë -1/2 re
Korcë -7/-3 re borë
Gjirokastër -3/0 re borë
Sarandë 0/2 re
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha i bllokuar rrugës për në Shkodër: Situata e rëndë, qeveria dështoi t’i vijë në ndihmë qytetarëve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/02/2021