Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë 13 shkurt 2021

TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të ndikohet  nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të dendura.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën bregdetare dhe qendrore, të cilat konvertohen në pasdite në reshje bore. Në zonat malore Veri-Verilindje-Juglindje do ketë reshje bore me intensitet mesatar, të lartë në orët e vona të mbrëmjes dhe gjate natës kryesisht në juglindje dhe verilindje.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim me shpejtësi 5-15 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore të vendit erë e vrullshme me shpejtësi deri në 25-30 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 6-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -1/3 re bore
Kukës -6/-2 re bore
Lezhë 1/3 re shi/ bore
Dibër -8/-2 re bore
Durrës   3/5 re shi/ bore
Tiranë 2/5 re shi/ bore
Elbasan -1/4 re shi/ bore
Berat -1/6 re shi/ bore
Vlorë 3/6 re shi/ bore
Korcë -3/-1 re bore
Gjirokastër -0/6 re shi/ bore
Sarandë 3/10 re shi/ bore
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ “Të hënën vijnë 7 mijë doza të Pfizer”, Brataj: Brenda shkurtit 40 mijë vaksina
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/02/2021