Testi i pështymës efikas për zbulimin e COVID-19

ROMË, 12 shkurt /ATSH-ANSA/ – Një studim i kryer nga tetori në dhjetor mbi 5 500 punonjës të Universitetit të Padovës tregoi efikasitetin e testit molekular të pështymës për zbulimin e infeksionit të virusit SarsCov-2.

Nga 8 tetori deri më 24 dhjetor 2020, 5 579 punonjës iu bashkuan programin, për një total prej 19 850 mostrash pështymore, të vlerësuara me teknikën molekulare për Sars-CoV-2.

Gjatë kësaj kohe, u identifikuan 62 mostra pozitive, me një frekuencë prej 0,31%.

Studimi, tani i botuar në revistën e Federatës Ndërkombëtare të Kimisë Klinike dhe Mjekësisë Laboratorike, u krye nga studiues nga kompania me bazë në Padova, i koordinuar nga prof. Mario Plebani, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Laboratorike, dha rezultat brenda 24 orëve./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.