ROMË, 12 shkurt /ATSH-ANSA/ – Facebook po punon për një produkt të ri të ngjashëm me aplikacionin e njohur “Clubhouse”, raportoi “New York Times” duke cituar disa burime, sipas të cilave rrjeti social i Mark Zuckerberg synon të zgjerohet në forma të reja të komunikimit.
“Clubhouse” është bërë i njohur në javët e fundit, duke u mundësuar anëtarëve të saj të “mblidhen në dhoma” përmes audios dhe për të folur për tema specifike.
Sipas thashethemeve, Zuckerberg është i interesuar për forma komunikimi audio dhe ka biseduar me “Clubhouse” për realitetin virtual.
Para tij, ai u bashkua me platformën e re të Elon Musk./ /ervo/












