Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë 10 shkurt 2021

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se, vendi ynë sot do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa. Mot parashikohet kryesisht i vranët me intervale të pakta kthjellimi në pjesën jugore  dhe qendrore.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në jug dhe mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën veriore, ku reshjet e shiut janë të vazhdueshme. Në pjesën qendrore nuk do të ketë reshje shiu. Do ketë prezencë bore në majat e maleve në veri e verilindje.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim me shpejtësi 3-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit era do jetë me rrahje dhe intensive dhe shpejtësi të cilat arrijnë deri në 20-25 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-7 me lartësi vale 1.8-3.8 metër.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/17 re shi
Kukës 5/16 re shi
Lezhë 9/18 re shi
Dibër 3/13 re
Durrës 7/19 re shi
Tiranë 8/18 re diell
Elbasan 7/15 re  diell
Berat 7/19 re  diell
Vlorë 11/19 re shi
Korcë 3/15 re  diell
Gjirokastër 4/18 re  shi
Sarandë 7/18 re  shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPANJË – Mbi tre milionë raste COVID-19 që nga fillimi i pandemisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/02/2021