Ballina Flash

Vdes Mary Wilson themeluesja e “Supremes”

UASHINGTON, 9 shkurt /ATSH-AFP/ – Këngëtarja amerikane, Mary Wilson, e cila themeloi grupin “Supremes”, vdiq në moshën 76-vjeçare, njoftoi agjenti i saj.

”Ajo vdiq sot në shtëpinë e saj, në Las Vegas”, theksoi Jay Schwartz, cituar nga disa media amerikane, pa dhënë detaje për shkakun e vdekjes.

Mary Wilson themeloi grupin në moshën 15-vjeçare në Detroit dhe vazhdoi aventurën edhe pas largimit të Diana Ross.

“Ngushëllimet e mia për familjen e Maryt, kjo më kujton se çdo ditë është një dhuratë, unë kam kaq shumë kujtime të mrekullueshme për kohën që kemi kaluar së bashku. Grupi “Supremes” do të jetojë në zemrat tona”, shkroi sot Diana Ross në një mesazh në Twitter.

“Mary Wilson ishte një pioniere, një diva dhe ajo do të na mungojë shumë”, theksoi producenti Berry Gordy, shpikës i “Motown sound”, i cili qëndron pas disa prej hiteve të grupit./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak209 të shëruar dhe 234 raste me COVID-19 në Kosovë
Artikulli tjetërPandemia/ Sejko: Lehtësuam kushtet monetare përmes uljes së normës së interesit dhe injektimit të likuiditetit