Ballina Flash

FOTOGALERI/ Transformimi rrënjësor i maternitetit të Sarandës

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Materniteti i Sarandës ka pësuar tashmë një transformim rrënjësor pas investimit nga buxheti i shtetit, i cili për vite ishte lënë në harresë e me kushte aspak dinjitoze për stafin mjekësor dhe pacientët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar sot një fotogaleri nga ky maternitet para dhe pas investimit, ku duket qartë transformimin që ka pësuar.

Materniteti i ri i Sarandës është një investim i buxhetit të shtetit me vlerë 336 milionë lekë, i cili u shërben 140 mijë qytetarëve të katër bashkive: Sarandë, Konispol, Delvinë dhe Finiq.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Parlamenti miraton zgjatjen e urgjencës shëndetësore
Artikulli tjetërPërmbytjet nga lumi Erzen/ Banorët e prekur do të kompensohen për dëmet