Ballina Flash

Sonda ndërplanetare arabe i afrohet Marsit

DUBAI, 7 shkurt /ATSH-AFP/ – Sonda e misionit të parë ndërplanetar arab pritet të hyjë në orbitën rreth Marsit të martën, në atë që konsiderohet si pjesa më kritike e një udhëtimi për të zbuluar sekretet e motit në Planetin e Kuq.

Sonda “Al-Amal” (“Shpresa”) drejtohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo pritet të sigurojë një pamje të plotë të dinamikës së temperaturës në atmosferën e Marsit.

Ngritja e kësaj anije kozmike pa pilot u zhvillua në korrik nga qendra hapësinore Tanegashima (në jugperëndim të Japonisë), pas dy shtyrjeve për shkak të motit të keq.

Ambiciet hapësinore të këtij vendi të Gjirit shihen si një kujtim i epokës së artë të arritjeve të mëdha kulturore dhe shkencore në Lindjen e Mesme./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Mbi 27 milionë raste me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë
Artikulli tjetër“Shtimi i rasteve me COVID, nga neglizhenca e moszbatimit të masave”/ Fico: Presim përgjigje nga laboratorët për mutacionin e COVID-19