Ballina Flash

SOFT NEWS – Rimerr portofolin e humbur… 53 vjet më vonë

UASHINGTON, 8 shkurt /ATSH-AFP/ – Një meteorolog i Marinës Amerikane u befasua kur pa t’i rikthehej një portofol që ai kishte humbur 53 vjet më parë në Antarktidë.

“Paul Grisham, tani 91 vjeç, as që mund t’i kujtohej se e kishte humbur portofolin, kur disa të huaj e kontaktuan atë për t’ia dorëzuar me postë”, shkroi e përditshmja “California San Diego Union-Tribune”.

Zbulimi me fat u bë në kohën e shkatërrimit, në vitin 2014, të bazës shkencore në ishullin Ross, ku marinsi ishte vendosur si meteorolog nga tetori 1967 deri në nëntor 1968.

Portofoli i Grisham kishte mbetur në një dhomë zhveshjeje dhe përmbante, ndër të tjera, kartën e tij të Marinës, patentën, udhëzime në rast të një sulmi biologjik ose kimik dhe… një biletë racioni për birrë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Muaji i Kujtesës”/ Aktivitete edukative për të rinjtë në muzeun “Shtëpia me Gjethe”
Artikulli tjetërTaksa e sheshtë 9 %/ Teliti: Të gjithë do të fitojnë, si të punësuarit ashtu edhe arka e shtetit