TIRANË, 8 shkurt/ATSH – A. Fortuzi/ 72 183 fëmijë që kanë gëzuar familjet e tyre nga viti 2019 e në vijim kanë përfituar bonusin e bebes.
Lajmin e ka bërë ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ku thekson se kjo është një mbështetje direkte e qeverisë përmes Programit të Mbrojtjes Sociale.
“Një shpërblim financiar për fëmijët dhe familjet në masën: 40 000 lekë për fëmijën e parë 80 000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120 000 lekë për fëmijën e tretë e në vijim”, shprehet Manastirliu.
Bonusi i bebes, është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja, pavarësisht statusit social-ekonomik. /a.a/r.e/












