ROMË, 7 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kompania “Microsoft” ka prezantuar “Viva”, platformën që synon punonjësit dhe integron mjetet për angazhimin, mësimin, mirëqenien, identifikimin dhe ndarjen e njohurive të drejtpërdrejta brenda rrjedhës së punës.
Kjo platformë është e integruar me mjetet e produktivitetit dhe bashkëpunimit të “Microsoft 365” dhe “Microsoft Teams”.
“Nëse ka një gjë që kemi mësuar nga viti i kaluar është nevoja për të kombinuar teknologjinë dhe të dhënat për të krijuar vende pune të qëndrueshme dhe inovative, të afta për të rivendosur kapitalin social të humbur me kalimin në mjedise hibride të punës”, tha Satya Nadella, kreu ekzekutiv i “Microsoft”.
Platforma “Viva” përfshin katër fusha kryesore të përvojës së punonjësve: lidhjet, njohuritë, të mësuarit, temat.
E para përmban komunikime të korporatave dhe mundësi për të marrë pjesë në komunitetet e punonjësve.
E dyta ofron njohuri dhe trende të personalizuara në nivel ekipi dhe organizate, të krijuara nga të dhëna të grumbulluara dhe anonime për të siguruar privatësinë.
E treta përfshin trajnimin profesional dhe mjetet e zhvillimit.
E fundit tregon letra me tema dhe jep mundësinë për të arritur ekspertët e organizatës në të cilën punohet./ /ervo/























