Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë 6 shkurt 2021

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare mbi relievet malore dhe zonën e veriperëndimit.

Mjegulla e dendur do të bëhet prezente në lugina veçanërisht në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit era me rrahje dhe relativisht intensive dhe shpejtësi të cilat arrijnë deri në 15-18 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 me lartësi vale 0.8-1.5 metër.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/18 diell
Kukës 5/18 diell
Lezhë 5/19 diell
Dibër 3/15 diell
Durrës 8/19 diell
Tiranë 7/22 diell
Elbasan 6/23 diell
Berat 4/23 diell
Vlorë 8/21 diell
Korcë 2/15 diell
Gjirokastër 2/23 diell
Sarandë 8/22 diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKlinika Infektive fillon trajtimin e pacientëve me COVID-19 me plazmën e gjakut
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/02/2021