Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte 5 shkurt 2021

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të nisë me vranësira e prej mesditës më tepër kthjellime.

Do ketë prezencë mjegulle të dendur në lugina veçanërisht në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje me shpejtësi 1-9 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 me lartësi vale 0.5-1.0 m.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/16 re diell
Kukës 7/14 re diell
Lezhë 7/15 re diell
Dibër 3/11 re diell
Durrës 8/19 re diell
Tiranë 7/20 re diell
Elbasan 6/19 re diell
Berat 3/20 re diell
Vlorë 8/20 re diell
Korcë 3/14 re diell
Gjirokastër 1/15 re diell
Sarandë 7/19 re diell

 

                  

                                     

                                             

                 

           

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Rrugëtim i gjatë dhe ende i pandërprerë i Ramës”/ Nano: Ka dhënë produkt shumë të vlefshëm në politikë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/02/2021