Ballina Bota

BRITANI E MADHE – MHRA: Vaksina “AstraZeneca” efikase edhe për personat mbi 50 vjeç

LONDËR, 5 shkurt /ATSH-ANSA/ – Të dhënat e reja të vlerësuara nga Autoriteti Britanik i Kontrollit të Ilaçeve (MHRA) konfirmojnë, në bazë të administrimit të vazhdueshëm, efikasitetin e vaksinës antiCOVID-19 të “Oxford/AstraZeneca”-s edhe te personat mbi 65 vjeç.

“Ne kemi parë të dhëna të reja pas miratimit, të dhëna që sërish nënvizojnë efikasitetin e kësaj vaksine te të moshuarit dhe nuk paraqesin prova të efikasitetit inferior të krahasuar me grupmoshat e tjera”, deklaroi profesor Munir Pirmohamed, kreu i Komitetit britanik të Ekspertëve.

“Të dhënat e përditësuar, pas administrimit total të të 11 milionë dozave në BM, konfirmojnë se të gjitha vaksinat e miratuara në BM janë efikase dhe të sigurta, me vetëm disa efekte anësore të lehta, në shumicën dërrmuese të rasteve”, vuri në dukje kreu i MHRA, June Raine.

Mbi këtë bazë, autoritetet britanike tashmë janë të bindur se do të jenë në gjendje të përfundojnë vaksinimin e të gjithë 50-vjeçarëve në vend, deri në fund të majit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Pinjoll i një familjeje të madhe të sportit shqiptar”/ Mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Arben Fagut
Artikulli tjetërBasha: Do kandidoj në Tiranë. Rindërtimi nuk do të mbetet peng i axhendës politike