Ballina Flash

Zyrtarizohet njohja e Kosovës nga Izraeli

PRISHTINË, 1 shkurt/ATSH/- Kosova dhe Izraeli, sipas marrëveshjes të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në 4 Shtator, kanë zyrtarizuar sot njohjen reciproke.

Përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha.

Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze,  hebreje dhe serbe.

Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.

Kryediplomatja kosovare tha se me  vendosjen e këtyre marrëdhënieve diplomatike, Kosova po hynë në një etapë të re.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërdorimi i antibiotikëve te foshnjat ndikon në mirërritjen e tyre
Artikulli tjetërFOKUS – Mungesa e vaksinave ndërpret programet e vaksinimit në BE