Ballina Ekonomi

KESH: Ulen shkarkimet në HEC-in e Vaut të Dejës

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ KESH po vijon të ndjekë me vëmendje situatën hidroenergjetike të kaskadës si dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për administrimin e prurjeve dhe ruajtjen e niveleve optimale, duke garantuar sigurinë e plotë të digave dhe shmangien e impaktit social mjedisor në zonat e banuara.

KESH bën të ditur se “shkarkimet nga porta HEC Vau Dejës janë ulur nga 500 m3/s në 400 m3/s”. Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 1660 m3/s”.

KESH informon se shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë: në HEC-in e Fierzës, 390 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat; në HEC-in e Komanit  678 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat, në HEC Vau Dejës – 442 m3/s nga prodhimi, 400 m3/s shkarkime nga portat”.

Nivelet në liqenet e kaskadës së Drinit janë: HEC Fierzë 292.14 mmnd, (kuota max. 296 mmnd); HEC Koman 169.62 mmnd, (kuota max. 175.5 mmnd); HEC Vau i Dejës 73.03 mmnd (kuota max. 76 mmnd).

Ndërsa prodhimi ditor në të tre HEC-et është: HEC Fierzë, 7.233 MWh; HEC Koman, 13.733 MWh dhe HEC Vau i Dejës, 4.512 MWh.

KESH sqaron se prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ Mbi 60 mijë të infektuar dhe 1 mijë e 498 të vdekur nga COVID-19
Artikulli tjetërPublikohet ekstrakti i 5-të i listave zgjedhore të 25 Prillit 2021