Ballina Bota

FOKUS – BioNTech premton më shumë vaksina për BE-në, por pas marsit

BERLIN, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Zhvilluesi gjerman i vaksinave BioNTech u zotua për të rritur dërgesat e tij në BE në 75 milion doza shtesë në tremujorin e dytë, mes presionit të madh ndaj Gjermanisë dhe vendeve të tjera për të përshpejtuar vaksinimet.

Njoftimi nga kompania me bazë në Mainz se ka bashkëpunuar me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer për të siguruar vaksinën e saj erdhi vetëm disa orë para takimit të kancelares Angela Merkel me zyrtarë të lartë për të diskutuar përhapjen e ngadaltë të vaksinimit në Gjermani.

“Ne vazhdojmë të punojmë për të rritur dërgesat nga java që fillon më 15 shkurt për të siguruar shpërndarjen e sasisë së plotë të dozave të vaksinës në tremujorin e parë siç përcaktohet në kontratë”, theksoi Sierk Poetting, zyrtari kryesor në një deklaratë të BioNTech.

“Për më tepër, në tremujorin e dytë, ne mund të sigurojmë deri në 75 milionë doza shtesë për Bashkimin Europian”, shtoi ai./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLigji i ri për “Azilin” garanton ndihmë juridike falas për fituesit e statusit të refugjatit
Artikulli tjetër250 000 nxënës me tekste falas/ Kushi: Barrë më e ulët financiare për familjet shqiptare dhe rritje e qasjes së fëmijëve në arsim