Ballina Flash

Krutje e Sipërme/ Vijon puna për sistemimin e rrugëve

TIRANË, 29 janar /ATSH/ Në Krutje të Sipërme vijon mbushja me çakëll, vendosja e tombinove për shkarkimin e ujërave, ngjeshja e fortë e trupit të rrugëve.

“Në punë për njerëzit. Ditë verifikimi në vend të kompleksit të rrugëve në Krutje të Sipërme! Vijon mbushja me çakull, vendosja e tombinove për shkarkimin e ujërave, ngjeshja e fortë e trupit të rrugëve”, u shpreh sot zv.kryeministri Erion Braçe.

Braçe iu drejtua edhe banorëve. “Ndërkohë, kam diçka me banorët: E para, jemi vonë me avllitë, rrethimet, gardhet. Ju lutem nuk mund të ndalim proceset e punës për interesin personal të cilitdo, ndaj largojini nga trupi i rrugës”, theksoi Braçe.

“E dyta, shkarkime të ujërave të haureve, stallave të lopëve, as mund të ndodhin më mbi rrugë. Është sinqerisht turp! Ju lutem merrni masa si të gjithë me gropa septike. Boll më, nuk ka kuptim!”, u shpreh Braçe. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – BE miraton mekanizmin për kontrollin e eksportit të vaksinave antiCOVID-19
Artikulli tjetërQendra e re e Turizmit në Korçë në kantier/ Krijon sinergji dhe jep mundësi për ta sofistikuar ofertën