Ballina Aktualitet

Seancë plenare/ Kuvendi shqyrton 5 Akte Normative

TIRANË, 28 janar /ATSH/ Kuvendi zhvillon sot seancën plenare ku sipas rendit të ditës do të shqyrtohet  Akti Normativ “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar””.

Akt normativ “Për një shtesë në aktin normativ të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.

Akt Normativ “Për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së çertifikatës së kontrollit teknik”.

Akt normativ “Për një ndryshim në aktin normativ të Këshillit Ministrave “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019”.

Akt Normativ “Për autorizimin e Agjencisë Shtetërore për shpronësimin për negociimin e afatit të shpronësimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të nevojshme për ndërtimin e spitalit të Fierit”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) për krijimin e një përfaqësie të FAO-s në Republikën e Shqipërisë”.

Projektvendim “Mbi përcaktimin e numrit të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Projektvendim “Për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar (KDRTSH)”.

Projektvendim “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan për zhvillimin e politikës për qëndrueshmërinë fiskale dhe rritjen në Shqipëri”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUra e re e Paskuqanit/ Rama: Të kujton PD-në e të tregon PS-në
Artikulli tjetërKryemadhi: Programi ynë nga ‘Bebja në Bebe’ nuk është hedhja e parave në depozitë bankare, por investim në bursë