Ballina Flash

”Samsung” me probleme nga mungesa e tregut për smartfonë

SEUL, 28 janar /ATSH-DPA/ – Edhe pse kompania ”Samsung” arriti një fitim gjatë tremujorit të katërt me 23,3% krahasuar me vitin e kaluar, nxitur sidomos nga nga ekranet dhe çipat të memories, problem mbetet mungesa e tregut për smartfonë.

Qarkullimi tremujor u rrit me 2,8% krahasuar me një vit më parë.

Biznesi i çipave të memories ka të ngjarë të vazhdojë të vuajë nga kostot e lidhura me linjat e reja të prodhimit, pavarësisht kërkesës së fortë nga produktet e lëvizshme dhe qendrat e të dhënave.

Për 2021, kompania pret një rimëkëmbje të kërkesës së përgjithshme globale, por paqartësitë vazhdojnë në lidhje me mundësinë e valëve të përsëritura të Covid-19.

Por, kompania pret që kërkesa e tregut për smartfonë  dhe tableta të bjerë nga tremujori në tremujor për shkak të sezonalitetit të dobët.

Sidoqoftë, të ardhurat dhe fitimet për industrinë e komunikimeve celulare pritet të rriten, të nxitura nga shitjet e modelit Galaxy S21 dhe përmirësimi i përzierjes së produkteve./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇuçi: Qytetarët që u ka skaduar karta e ID, të paraqiten pranë zyrave për ta rinovuar
Artikulli tjetërKINË – OBSH fillon kërkimet për origjinën e Covid-19