Ballina Bota

COVID-19 – Britania e Madhe mbyll kufijtë me Emiratet e Bashkuara Arabe

LONDËR, 28 janar /ATSH-AFP/ – Britania e Madhe njoftoi sot mbylljen e kufijve për jorezidentët që mbërrijnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshirë Dubain, që është shumë i njohur për turistët, në mënyrë që të shmanget importimi i një varianti të koronavirusit që është shfaqur në Afrikën e Jugut.

Ndalimi, që përfshin gjithashtu Ruandan dhe Burundin, do të hyjë në fuqi që prej të premtes”, theksoi Ministria e Transporteve në një komunikatë.

Kjo masë nuk përfshin shtetasit britanikë dhe irlandezë, as personat rezident në Britaninë e Madhe, që duhet të vendosen pas rikthimit në vend në një karantinë 10 ditore.

Fluturimet direkte nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndalohen gjithashtu./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPORTUGALI – Rekord rastesh me COVID-19, 16 000 në 24 orë
Artikulli tjetër“91% e bizneseve sot nuk paguajnë tatimfitim”/ Bushati: Taksa Basha cenon ekonominë e 99% të shqiptarëve