Ballina Flash

Suga kërkon ndjesë për dy deputetë që endeshin… bareve!

TOKIO, 27 janar /ATSH-DPA/ – Kryeministri japonez kërkoi falje pasi dy ligjvënës të koalicionit qeverisës kalonin kohën e lirë në baret e Tokios, ndërsa qyteti ishte nën urdhrat e qëndrimit në shtëpi.

“Unë sinqerisht kërkoj falje për daljet e tyre”, theksoi Yoshihide Suga gjatë një takimi të Komitetit të Buxhetit të Dhomës së Lartë të parlamentit.

“Ne i kërkuam publikut të përmbahet nga dalja”, shtoi ai.

Një ringjallje e infeksioneve të koronavirusit bëri që qeveria Suga të vendoste një gjendje të jashtëzakonshme për Tokion dhe tre prefekturat e tij fqinje në fillim të këtij muaji.

Banorëve iu kërkua që të shmangin daljet dhe që baret dhe restorantet të mbyllen në orën 20:00.

”Deputetët liberal-demokratë, Jun Matsumoto dhe Kiyohiko Toyama vizitonin baret e Ginzas në Tokio përgjatë shumë netëve”, njoftoi ”Daily Shincho”. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Takim i shefave ushtarakë të NATO-s mbi misionet dhe aktivitetet e aleancës 
Artikulli tjetërArsimi profesional/ Të rinjtë angazhohen në punë ndërsa vijojnë studimet