Ballina Bota

SHBA – Biden: Po i afrohemi imunitetit kolektiv

UASHINGTON, 26 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden theksoi se SHBA-ja do t’i afrohet imunitetit kolektiv përballë COVID-19 deri në verë, duke shfaqur besimin e tij në vendosjen e vaksinave.

“Kam besim në faktin se deri në verë ne do t’i afrohemi imunitetit kolektiv”, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden.

I pyetur për datën në të cilën amerikanët do të mund të merrnin vaksinën, ai u përgjigj, nç pranverë.

“Mendoj se kjo përbën një sfidë logjistike të pazakontë në historinë e vendit tonë, por mendoj se ne mund ta bëjmë këtë”, konfirmoi ai./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkëqeverisja/ Shalsi: Kapitull i ri në marrëdhënien e qeverisë me sipërmarrjen
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3605 testime, 589 të shëruar, 879 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit