Ballina Aktualitet

Paloka: Qeveria dhe bashkia, përgjegjëse për përmbytjet në Shijak

TIRANË, 26 janar /ATSH – I. Vata/ “Qeveria dhe bashkia janë përgjegjëse për përmbytjet në Shijak”, deklaroi sot nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i cili u takua sot me banorët e Shijakut.

Paloka shprehet se një situatë e vështirë si pasojë e përmbytjeve është edhe në Shijak.

“Si për ironi pikërisht përballë godinës së bashkisë dhe rrotull saj janë dhjetëra banesa që u ka vajtur uji edhe mbi një metër në shtëpi e biznese. Edhe këtu banorët e drejtojnë gishtin nga pushtetarët që jo vetëm janë direkt përgjegjës për këtë situate që ka filluar vitet e fundit, po as nuk pranojnë të ndihmojnë e dëmshpërblejnë bizneset dhe familjet që kanë pësuar dëme të mëdha”, tha ai,

Po ashtu, Palola shtoi se “vetë bashkia është përgjegjëse direkt për përmbytjet në këtë zonë, pasi siç thonë banorët, ka mbushur me inerte lumin Erzen pikërisht tek këmbët e urës në hyrje të qytetit, për të ndërtuar parkim për makinat e zyrtarëve të bashkisë”.

“Si kudo, “rilindasit” kujdesen vetëm çfarë do fusin në xhepat e tyre, po nuk u hyn fare në xhep nëse qytetarët kanë probleme apo jo”, tha ai. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNuk ia bën njeri vendit të vet këtë që i bëjnë Shqipërisë ata që kanë një mikrofon për qëllime politike
Artikulli tjetërMbështetja për bujqësinë/ Rritje e konsiderueshme e prodhimit bujqësor në vend, u dyfishua sipërfaqja e tokës së punueshme