Ballina Bota

SIDNEJ – Australia pezullon udhëtimet me Zelandën e Re

SIDNEJ, 25 janar /ATSH-ANSA/ – Ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt njoftoi pezullimin 72 orësh të korridorit të fluturimeve ajrore me Zelandën e Re.

Vendimi u mor pas zbulimit të infeksionit të parë lokal të koronavirusit në Zelandën e Re që nga nëntori i kaluar.

Frika e autoriteteve australiane është se rasti mund të jetë një rast i variantit të Afrikës së Jugut, një mutacion shumë më ngjitës i COVID-19. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ 5 mijë e 679 raste aktive me COVID-19
Artikulli tjetërBRUKSEL – Varhelyi: Ballkani Perëndimor qasje të shpejtë te vaksina antiCovid-19