Ballina Flash

COVID-19 – E rëndësishme ndjekja e rregullave edhe pas vaksinimit

LONDËR, 24 janar /ATSH-ANSA/ – Personat që janë vaksinuar kundër koronavirusit, mund të jenë transmetues tek ata që nuk e kanë marrë ende vaksinën, pra është e rëndësishme që të vazhdohet ndjekja e rregullave të distancimit social, paralajmëroi profesor, Jonathan Van Tam, një këshilltar i qeverisë britanike dhe zëvendësdrejtor i shëndetësisë britanike.

Në Britaninë e Madhe, 5,8 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës së nevojshme, 478 248 vetëm dje, një numër rekord që prej fillimit të programit më 8 dhjetor.

Megjithatë, shkruan profesori në një artikull të publikuar në Sunday Telegraph, edhe nëse i keni marrë të dyja dozat, ju mund ta transmetoni COVID-9 tek dikush tjetër.

Vaksina mund të shmangë që të sëmureni rëndë”, thekson Van-Tam, por ende se dimë nëse mund të parandalon përhapjen./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakForcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë
Artikulli tjetërCNN: Pasaporta e vaksinimit do të hapte dyert e turizmit