Ballina Flash

Schwarzenegger: Vaksinohuni!

KALIFORNI, 21 janar /ATSH-DPA/ – Aktori i njohur i “Terminator”-it, njëkohësisht ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, ka kryer vaksinën kundër koronavirusit.

Ylli 73-vjeçar i Hollywood-it postoi një video në Twitter, ku ai shihet i ulur në karrige në një qendër vaksinimi në Los Angeles, në ”Dodgers Stadium”.

“Sot ishte një ditë e mirë. Unë kurrë nuk kam qenë kaq i lumtur të pres në radhë. Nëse kualifikoheni, bashkohuni me mua dhe regjistrohuni për të marrë vaksinën tuaj. Ejani me mua nëse doni të jetoni!”, shkroi ish-guvernatori i Kalifornisë në Twitter.

Schwarzenegger, një republikan, ishte guvernator i Kalifornisë nga 2003 deri në 2011. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgrami “EU4Schools”, mbështetje Shqipërisë për rimëkëmbjen e 58 objekteve shkollore pas dëmeve nga tërmetit
Artikulli tjetërGJERMANI – Merkel: Të vendosur për ta vënë këtë vit nën kontroll pandeminë