GJENEVË – Nisma përshëndetëse e UPSH-së për mësimin e gjuhës përmes poezisë

GJENEVË, 21 janar /ATSH/ – Universiteti Popullor Shqiptar në Gjenevë ka filluar një bashkëpunim me teatrin ”Spiral”, me anë të të cilit ky i fundit u ka dhënë leksione gjuhe grave emigrante dhe ka prodhuar dy regjistrime (podcast) mjaft prekëse, shkruan Marie-Pierre Genecand për gazetën ”Journal Le Temps”.
Të ballafaquar me pandeminë që mban teatrot të mbyllura, Michele Millner dhe Yves Cerf nga teatri ”Spirale”, me qendër në Gjenevë, kanë vendosur në internet dy podcast-e poetike.
E veçanta e këtyre regjistrimeve?
Ato vijnë nga leksionet e frëngjishtes, të dhëna vitin e kaluar për gratë migrante, drejtpërdrejt dhe përmes videokonferencës, nga dyshja e artistëve të lidhur me Universitetin Popullor Shqiptar (UPSH).
Prodhime që transmetojnë me delikatesë historitë e një duzine grash, kryesisht kosovare, duke treguar ardhjen e tyre në Zvicër, kujtimet e tyre para migrimit dhe dëshirat e tyre për integrim.
Në këto krijime, të shoqëruar me muzikë nga Yves Cerf, ne gjithashtu dëgjojmë poezi në frëngjisht që Esena, Brikena, Janina, Kavita, Bhuvana dhe të tjerat, të cilat janë familjarizuar me gjuhën tonë.
Një iniciativë e shkëlqyer, që ndërthur të bukurën dhe të mirën, dhe që të kujton se migrantët nuk donin të pritë që bllokimi t’i privonte nga të dashurit e tyre.
”Zogjtë të vetmit udhëtarët që kalojnë kufijtë pa pasaportë / Askush nuk kontrollon bagazhet e tyre / Askush nuk censuron postën e tyre / Askush nuk u konfiskon këngët / Askush nuk ua kufizon gjuhën”.
Kjo poezi nga Agim Vinca hap ”Pritja”, e para nga dy podkast-et që gjenden lehtë në faqen e internetit të teatrit ”Spirale”.
Në podcast-in e dytë ”Shtëpia”, pjesëmarrësit i tregojnë vetes më shumë.
Ata “admirojnë zviceranët, sepse ata janë shumë të respektueshëm dhe të mirë”, por për veten e tyre trishtohen që nuk janë në gjendje të punojnë, pasi u mungon zotërimi i  frëngjishtes.
Në vendin e tyre të origjinës, ata ishin infermierë apo IT, ndërsa këtu duhet të fillojnë nga e para.
Ato janë mirënjohës që gjetën këto leksione me të cilat kanë krijuar “një familje”.
”Poezitë janë si fjalëkalimet, të cilat do t’i tejkalojnë vitet, dasitë dhe fatkeqësitë”, kujton Michele Millner duke cituar gjuhëtarin George Steiner.
Në intervale të rregullta, dueti ”Vocal Cheese”, e formuar nga Vicky Papailiou dhe Mia Mohr, këndojnë melodi popullore në dy zëra dhe koha qëndron në vend.
Këtë herë për mirë./ a.jor.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.