Ballina Flash

Kur dëbora matet me… metra!

STAMBOLL, 18 janar /ATSH-AA/ – Reshjet e dëborës kanë krijuar një trashësi deri në pesë metra në disa pjesë të rrugëve rurale në provincën lindore turke Mus, ndërsa ekipet kompetente po punojnë pandërprerë për pastrimin e tyre për të siguruar qarkullim të lirë për banorët.

Ekipet po vazhdojnë punën në rrugë përkundër kushteve të këqija atmosferike, përfshirë edhe rënien e distancës së shikueshmërisë deri në tre metra në disa zona.

Ekipet e pastrimit të dëborës po përjetojnë vështirësi për shkak të stuhive që kanë përfshirë zonën.

Për shkak të saj në disa zona ka dëborë deri në pesë metra./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBushati: Investimet që po ndërmarrim këtë vit, në nivel rekord prej 1 miliardë euro
Artikulli tjetërQendra Muzeore Durrës/ Mirëmbajtje mureve rrethuese dhe amfiteatrit