Ballina Bota

RIGA – Letonia ndalon hyrjen e udhëtarëve pa test negativ të virusit

RIGA, 17 janar /ATSH-DPA – Letonia shtrëngoi masat e saj të koronavirusit duke e bërë të detyrueshme që të gjithë udhëtarët të paraqesin një rezultat negativ të testit Covid-19 përpara se të ishin në gjendje të hynin në vend.

Rezultati i provës mund të mos jetë më i vjetër se 72 orë dhe duhet t’i paraqitet linjës ajrore ose kompanive të tjera të transportit para nisjes dhe pasagjerët akoma duhet të hyjnë në një karantinë 10-ditore pas mbërritjes.

”Rregulli hyn në fuqi menjëherë dhe gjithashtu zbatohet edhe për shtetasit letonezë”, tha Ministria e Transporteve.

Letonia, me një popullsi prej gati 1,9 milionë banorësh, ka luftuar me një numër në rritje të infeksioneve që nga vjeshta e kaluar.

Deri më tani, vendi baltik ka regjistruar më shumë se 54 000 raste koronavirus dhe 935 vdekje./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Demokratët e thjeshtë ngrohen në diell dhe deputetë bëhen Fatmir Mediu me Nard Ndokën; PD-LSI e kanë humbur busullën
Artikulli tjetërStebleva, destinacion turistik/ Balla: Në mars nis puna për ndërtimin e rrugës