Parashikimi i motit, e diel 17 janar 2021

TIRANË, 17 janar/ ATSH/ Moti ditën e diel nis i kthjellët e gjatë ditës vranësira shtresore në të gjithë vendin. Borë e dobët në Alpe e lokalisht në verilindje. Mjegull e dendur nëpër lugina. Ngrica të forta në akset rrugore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 3-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore era intensive dhe me rrahje deri në 18-22m/s, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht në Jon.

Të pranishme ngricat e forta në akse rrugore.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -2/6 re diell
Kukës -10/-1 re diell borë
Lezhë -3/7 re diell
Dibër -14/-1 re diell borë
Durrës -1/9 re diell
Tiranë -3/8 re diell
Elbasan -6/6 re diell
Berat -6/9 re diell
Vlorë -1/8 re diell
Korcë -12/-3 re diell
Gjirokastër -7/8 re diell
Sarandë 0/10 re diell
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.