Ballina Bota

BRITANI E MADHE – Karantinë për mbërritjet nga jashtë vendit

LONDËR, 15 janar /ATSH-AFP/ – Britania e Madhe njoftoi sot se do të vendosë karantinë të detyrueshme, përveçse kur paraqitet një test negativ për COVID-19, për të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga jashtë, nga e hëna, për të shmangur infektimet me variantet e reja.

“Kushdo që mbërrin në BM do të jetë i detyruar të karantinohet për dhjetë ditë, një periudhë që mund të shkurtohet me një test negativ të kryer të paktën pesë ditë pas mbërritjes”, thanë autoritetet.

BM është goditur rëndë nga valë e dytë e epidemisë, virulenca e së cilës i atribuohet një varianti të ri të COVID-19, që u identifikua në vend,

Qeveria po përpiqet ta ndalojë këtë rritje në raste përmes vaksinimit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNumri i viktimave nga aksidentet në 2020 më i lartë se shifrat e humbjeve të jetës prej COVID-19
Artikulli tjetërFOTO/ Vllaznia në krye të Superligës pas fitores me Kukësin