Ballina Ekonomi

Anketa e BSH: Ndërtimi dhe shërbimet pritshmëri për rritjen e punësimit

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Zhvillimet në ekonominë reale kanë bërë që bizneset të shprehet optimiste sa i takon ecurisë së punësimit në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve.

Sipas një ankete që Banka e Shqipërisë zhvilloi, në kuadër të indeksit të Besimit rezultoi se balanca e përgjigjeve për bizneset në sektorin e shërbimeve për pritshmërinë e punësimit shënoi rritje me 10 % në tremujorin e katërt të vitit 2020.

Në të njëjtin trend janë edhe pritshmëritë e bizneseve të ndërtimit, ku balanca e pritshmërive për punësimin shënoi rritje me 5.6 % në tremujorin e katërt 2020.

Sipas BSH-së, gjatë krizës që krijoi pandemia, ndërtimi është i një sektorët që përformoi rritje në treguesit e punësimit, shitjeve dhe çmimeve. Ndërsa sektori i shërbimeve ishte më i godituri, por që pritshmëritë janë për një rizhvillim të tij, për periudhën në vijim.

Treguesit e punësimit nisën përmirësimin pas muajit qershor 2020, bën të ditur BSH-ja.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNaftë pa taksa për fermerët/ Denaj: Ulim koston e punës në bujqësi
Artikulli tjetër“Deri në maj 2022 do kemi zhdukur të gjitha pasojat e tërmetit”/ Ahmetaj: Rindërtim i mbi 1500 shtëpive deri në mars, grante rikonstruksioni për mbi 29 mijë familje